Në fund të muajit Tetor të këtij viti në qytetin e Shkodrës u organizua kampionati kombëtar i boksit.
Klevis Çelaj, nga Vlora arriti të marrë çmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg.
Ka 8 vjet që praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka.Klevis vjen nga një familje ekstremisht e varfër, atij i është dashur të punojë që në moshë të vogël.
Kushtet e vështira e kanë detyruar që të mos vazhdojë as gjimnazin.
Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në baret e qytetit të Vlorës që në moshën 12-vjeçare .
Ai së fundmi në një intervistë është shprehur se nuk kërkon lëmoshë, por të shpërblehet për mundin dhe sakrificat e tij, ose në rastin më të paktë, të vlerësohet për fitoren dhe shpalljen kampion.
Kundrejt situatës së tij ka reaguar edhe këngëtarja e tekstshkruesja Rozana Radi.
Në një shkrim të bërë në rrjetet sociale, marrë shkas nga rasti i Klevisit, Rozana pyet “Si t’ia bëjmë për të jetuar?”
Nuk doja te zgjohesha kështu sot!
Klevis Çela ka ushqyer veten vetëm me një mollë para se të dilte në ring dhe të fitonte medaljen e artë!
Si t’ja bëjmë për të jetuar?
Vishja shpirtin një fëmije
Te braktisur te ngujuar
Vish këpucët e një prindi
Qe me lot ka sofrën shtruar
Merri duart një punëtori
Qe për punën su pagua
Pyet nene qe te lindi
Si ja bën për tu gëzuar
Merrja zërin një studenti
Qe ne sheshe ju harxhua
Dhe me thuaj nëse mundesh
Si t’ja bëjmë për te jetuar