Horoskopi 21 nëntor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

E Enjte, 21 November 2019 07:51

Dashi

Të kthesh kokën prapa nuk është gjithmonë ide e keqe. Nëse keni menduar të ktheheni në qytetin tuaj për të takuar ish-të dashurën/dashurin ose do të ktheheni në shkollë, yjet për ditën e sotme ju sugjerojnë të qartësoni më shumë idetë.

Renditni të mirat dhe të këqijat e këtij veprimi dhe në fund të ditës duhet të merrni një vendim. Pasi të vendosni, është e rëndësishme të ecni përpara në planin tuaj.

Demi

Edhe pse sot është një ditë shumë e mirë për të filluar kërkime dhe udhëtime të reja, nuk ka nevojë të nxitoni për të bërë plane dhe prenotim biletash. Është e rëndësishme që ju të planifikoni pushimet tuaja të ardhshme me një ritëm të ngadaltë. Nëse ndodheni në mes të një ndryshimi në karrierë, përpiquni të punoni fort. Farat e vogla që mbillni sot, së shpejti do të shndërrohen në disa mundësi të reja të bukura.

Binjakët

Bërja e një liste tani është një mënyrë e shkëlqyeshme për të kursyer kohën tuaj dhe për të ndihmuar veten në situata të ndërlikuara. Mbajeni veten të zënë me detyra më të vogla, më të menaxhueshme. Shkruajini diku të gjitha punët që keni për të bërë, kujtojini vetes se mund të kontrolloni botën. Ju do arrini të zbuloni se keni më shumë fuqi sesa mendonit.

Gaforrja

Nëse po përpiqeni për të marrë një vendim të madh, sot është dita më me fat për ju. Ky fat do ju çojë në drejtimin e duhur. Fikni plotësisht fuqitë tuaja intuitive dhe hiqni dorë nga debatet brenda vetes suaj për të gjetur të mirat dhe të këqijat.  Edhe nëse në fund të fundit kjo është e gabuar mos u mërzisni sepse gabimet ndonjëherë mund të jenë shumë edukative.

Luani

Nëse mendoni se të qenit modest për arritjet tuaja do vërehen sot, e keni gabim. Ka ardhur koha që ju të bëni pak vetë-promovim. Ka shumë fakte dhe shifra që tregojnë objektivisht se sa i vlefshëm jeni ju. Shfaqini ato dhe tregojani njerëzve që janë përgjegjës se sa i vlefshëm jeni dhe se e meritoni një shpërblim.

Virgjëresha

Edhe pse mbledhja juaj e fundit e familjes ofronte shumë më tepër dramë se sa lidhjet, nuk mund të supozoni se e ardhmja do të jetë po aq e pakëndshme. Jini mendje hapur për femrat në jetën tuaj, veçanërisht ato që kanë lidhje me ju. Ato kanë një dashuri të jashtëzakonshme për ju, edhe pse nuk e dinë gjithmonë si t’jua shprehin atë në një mënyrë të kujdesshme. Jini të ngrohtë me to dhe do e kuptoni që jeni me fat që i keni në jetën tuaj.

Peshorja

Nëse çështjet personale ju kanë larguar vëmendjen nga karriera juaj ose nga shkolla, dita e sotme ju ofron një shans për të zgjidhur disa çështje dhe për të ecur përpara në një drejtim shumë të ndritshëm.

Të gjitha kushtet e kësaj marrëveshje mund të mos jenë sipas dëshirës tuaj, por nëse jeni fleksibël për disa gjëra, do të keni mundësi të gjeni një vlerësim të ri për gjërat më të vogla në jetë. Papritur, gjithë të mirat e botës do jenë përreth jush dhe do të kuptoni se keni miqtë dhe familjen më të mirë në botë.

Akrepi

Sot është një ditë e shkëlqyeshme për ju që të arrini qëllimet tuaja, por duhet të përpiqeni të bisedoni personalisht me ata persona që janë të gatshëm t'ju ndihmojnë.

Edhe një email ose një telefonatë mund të jenë të përshtatshme, por biseda ballë për ballë me ta do ishte më efektive. Shprehitë tuaja të fytyrës dhe gjuha e trupit do t'ju ndihmojnë më shumë të arrini qëllimin tuaj.

Shigjetari

A jeni duke u treguar shumë të vështirë me dikë? Nëse përpiqeni të jeni më fleksibël dhe ky person mund të jetë më fleksibël. Provojeni dhe shikojeni! Bashkëpunimet kërkojnë një besim të caktuar, kështu që mund të lini veten të lirë dhe të besoni se njerëzit e tjerë do arrijnë pritshmëritë tuaja. Është e vërtetë që ju duhet t’i jepni pak kohë më shumë se sa duhet atyre, por a nuk është më mirë të prisni atë që dëshironi sesa të nxitoni dhe mos keni kurrë atë që ju nevojitet?

Bricjapi

Është një ditë e shkëlqyer për të shijuar komoditetin e shtëpisë suaj, keni punuar shumë për të krijuar një vend ku të mund të pushoni dhe të ndiheni rehat, prandaj pse të mos e shijoni atë? Nuk keni pse të dilni jashtë që të argëtoheni. Qëndroni në shtëpi sot dhe nëse ndiheni të vetmuar ftoni miqtë dhe familjarët tuaj.

Hapni një film në televizorin tuaj dhe porosisni pica. Një organizim shumë i thjeshtë mund t’ju bëjë të kaloni kohë me miqtë dhe familjarët tuaj. Është koha të ktheheni në kontakt me gjërat më të thjeshta në jetë.

Ujori

Mjedisi i shtëpisë që krijoni shpesh pasqyron ndjenjat tuaja të brendshme. A po jetoni në një ambjent të rrëmujshëm apo në një hapësirë të qetë dhe të lirë? Është koha që ju t’i kushtoni rëndësi mjedisit ku jetoni dhe si ju bën të ndiheni. Lajmi i mirë është se ju e keni në dorë të ndryshoni gjithçka. Shikoni gjërat përreth shtëpisë tuaj, zgjidhni ato që nuk ju bëjnë më të lumtur.  Merrini dhe dhurojini për bamirësi. Kjo bamirësi do ju bëjë të ndiheni shumë mirë.

Peshqit

Është koha që të kuptoni se të qenit i dashuruar nuk është zgjidhja për të gjitha problemet tuaja! Ndaloni së u përqëndruari në ato gjëra që nuk keni dhe filloni të përqëndroheni në ato që keni.

Kështu që nëse nuk jeni në një lidhje, kujtojani vetes suaj se jeni mjaft të dashur dhe keni shumë dashuri për të dhuruar. Pra praktikojeni atë! U thoni njerëzve që ju interesojnë se si ata ndihen. Nëse jeni në një lidhje tani, atëherë bëni të njëjtën gjë! Shprehni dashurinë dhe përkushtimin tuaj në çdo mënyrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...