Socialistët u angazhuan të shtunën në zgjedhjet e brendshme, të cilët u zhvilluan në mënyrë elektronike. Pavarësisht kësaj, gjashtë ditë më pas nuk ka asnjë rezultat.
Gazeta Shekulli është interesuar që të mësojë më shumë informacione rreth procesit, por iu është thënë se ky rezultat nuk ka shumë rëndësi pasi këto janë zgjedhje partiake.
Gazeta thekson më tej se pjesëmarrja në votime ka qenë tepër e ulët. Në shumicën e bashkive, pjesëmarrja nuk i kalon 30 përqind, çka tregon se zgjedhjet janë bojkotuar nga 70 përqind e votuesve.
Bojkotin më të fortë e kanë shënuar socialistët e Shkodrës. Megjithatë Shekulli shkruan se pas tyre, rekord bojkoti kanë shënuar edhe socialistët e Vlorës.