Majat dhe Mogherinet e Iranit në BE

Premte, 22 November 2019 21:45

Maja Kocijancic, Zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë e Bashkimit Evropian, me anë të një deklarate për shtyp i cilëson si të “papranueshme” deklaratat mbi diplomatët në Tiranë. Ajo me 1 dhjetor ikën nga detyra ndaj bëri shërbimin e fundit kryeministrit Rama.

Ishte shumë e shqetesuar zëdhënësja e Mogherinit per integritetin e përfaqësuesve diplomatikë të saj.
Është mirë t’i zgjedhin perfaqsuesit dhe me seriozitet dhe me integritet. Këto janë cilësi që një diplomat ose i ka ose nuk i ka fare . Nësë përfaqësuesja jote Vllahutin nuk tha një fjale për kanabizimin e Shqipërisë dhe shndërrimin e saj në depo kanabisi dhe heroine e kokaine ky nuk është faji as i shqiptareve dhe as i presidentit shqiptar.
Nësë përfaqësuesit e tu mbyllin sytë kur bëhet grusht shteti në emër të një reforme të katandisur në picetë ku fshin hundët me kokainë Rilindja. Ky nuk është faji i Presidentit shqiptar.
Nëse shkelën parimet e Shtetit të së drejtës dhe të demokracisë ky nuk është faji i shqiptarëve apo i presidentit shqiptar.
Nëse na imponohen zgjedhje moniste dhe na i shisni për demokratike ky nuk është faji i Presidentit shqiptar.
Nëse ambasadoria juaj Vllahutin përfshihet në afera korruptive për të cilën auditi juaj i brendshëm ka një hetim ky nuk është faji i Presidentit shqiptar.

Nëse përfaqësuesi juaj monizmin do të na e shesë për democraci, kini parasysh që shkatërrimi i Shtetit të së drejtës dhe i Gjykatës së Lartë, e asaj Kudtetuese është bërë me bekimin tuaj.

Nëe ambasadorët tuaj duan edhe te jenë këshilltarë të sektit të rilindjes, kjo është puna juaj. Por mos fol më për dinjitet e integritet . Kur mbështet një grupim politik që vjedh zgjedhjet me paratë e drogës së krimit të organizuar dhe ju duartrokisni , sigurisht që është shumë luks të flasësh për dinjitet e integritet .
Ke kohë që ke punuar me mbështetëset e Iranit ne BE, prandaj të janë ngatërruar dhe dallimet midis diktaturës e demokracisë./ REDAKSIONALE

Modifikuar më Saturday, 23 November 2019 17:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...