EMRI/ I plas arma në dorë, 21-vjeçari nga Poliçani në gjendje të rëndë

Diel, 24 November 2019 20:31

Një 21-vjeçar nga qyteti i Poliçanit është plagosur rëndë, gjatë montimit të një pushke me saçme, që e kishte improvizuar vetë.

21-vjeçari Aleksandër Shatro ka qënë duke montuar armën,kur saçmja i ka plasur ndër duar e fytyrë, duke e plagosur rëndë.

Ai është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë në fytyrë e trup, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Burimet pranë Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit komfirmojnë se, i plagosuri kishte pësuar djegie të shumta dhe dëmtime të rënda në fytyrë e kraharor dhe pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore,është transportuar drejt Tiranës.

Burimet zyrtare të Policisë së Beratit theksojnë se, ngjarja ka qënë aksidentale.

Sipas policisë, 21-vjeçari e kishte ndërtuar në mënyrë artizanale vetë armën,tip pushkë me saçme dhe gjatë montimit të kësaj pushke pa leje,ajo i ka shpërthyer në dorë.

Login to post comments