Zjarri në makinën e gjyqtarit/ Identifikohen autorët, reagon policia

Hënë, 25 November 2019 09:46

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorët e zjarrvënies së makinës së gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri. Ata janë identifikuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.

Shkaqet e këtij krimi nuk dihen me saktësi, por policia thotë se dyshon për zjarrvënie të qëllimshme. Emrat e dy autorëve nuk janë bërë të ditur. Ka qenë ora 23:20 e mbrëmjes së kaluar kur papritur dy persona me skafandër në kokë dhe me një motor janë afruar tek mjeti tip “Benz” i gjyqtarit Andri Ymeri duke e lyer me lëndë djegëse benzinë dhe duke i vënë flakën makinës që ndodhej e parkuar afër Kishës Françeskane në Shkodër.

Gjyqtari Ymeri u pyet nga prokuroria në lidhje me konfliktet e mundshme. Ndërkohë policia doli me njoftim zyrtar.

Login to post comments