Paketa anti-KÇK, policia e gjithëpushtetshme/ Përgjon, heton dhe kontrollon llogari bankare

Hënë, 25 November 2019 16:57

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën anti-KÇK, që siç u shpreh ai do të përdoret kundër organizatës kriminale të përbërë nga prokurorë e gjykatës, që e dinë që nuk kalojnë Vetting, por që ecin me termin “Kap Ça të Kapësh”.

Rama tha se ndaj tyre do të veprojë ligji anti-mafia, që do të thotë se ata duhet të provojnë se pasuritë që zotërojnë i kanë vendosur me punë.

Në draft parashikohet që policia mund të përgjojë këdo pa një miratim të gjykatës apo prokurorit, çka do të thotë se policisë që kontrollohet nga Qeveria, i jepet pushtet i pakufizuar.

Nëse ky ligj miratohet dhe me shumë gjasa deputetët e Rilindjes do të vihen në rrjesht pas paralajmërimit të Kryeministrit se kush nuk e mbështet, përjashtohet nga grupi i PS-së, atëherë policia merr ato kompetenca që 4 vjet më parë Rama tentoi t’ia japë, por e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Në draftin e Ramës, parashikohet që Policia të marrë informacion nga çdo institucion publik ose privat; do të marrë akses në kompanitë telefonike (përgjim), në kompanitë e internetit për zbulimin e përdoruesit të internetit, në regjistra elektronike të subjekte private dhe shtetërore. Të gjitha këto do të bëhen pa miratimin e prokurorit apo gjykatës. Çdo përgjim në vende publike, gjetja e individit përmes pajisjeve të veçanta, kontroll fizik i personave, kontrolli i vendeve publike, ose subjekteve shtetërore, vëzhgime sekrete të personave në vende të ndryshme do të kryhet vetem me miratimin e policisë vendore ose me nismën vetjake të oficerit të policisë, me gradën nënkomisar e lart.

Sipas draftit të propozuar, policia mund të kryejë përgjime ambientale me lejen e prokurorit vetëm për rastet kur do të survejohen ambientet private, ndërsa në ambientet publike mjafton një miratimi i strukturave të policisë.

Neni 35 i paketës anti-KÇK, parashikon që do jenë strukturat e Policisë së Shtetit ato që do të kryejnë përgjime ambientale në ambiente private dhe për këtë autorizimin do ta marrin nga drejtuesi i Prokurorisë përkatëse.

Në draft parashikohet se në rastet e përgjimeve ambientale ne vende publike, kur çështja ndiqet nga strukturat qendrore, miratimi për këto përgjime jepet nga drejtuesi i strukturës përkatëse qendrore te Policisë.

Në nenin 38 të ligjit është vendosur një paragraf i veçantë për “vëzhgimet sekrete”. Në këtë nen parashikohet përdorimi i mjeteve optike, filmimeve, fotografimeve dhe pajisjeve të tjera teknike, të cilat do të përdoren me urdhrin e drejtorit të policisë vendore.
“Në nenin 38 të projektligjit, për vëzhgimit sekrete, në pikën 1 thuhet : “Strukturat e Policisë së Shtetit kryejnë vëzhgime sekrete të subjekteve të veprave penale të parashikuara në këtë ligj, fizikisht dhe nëpërmjet përdorimit të mjeteve optike, filmime, fotografime e pajisje të tjera teknike.

Në pikën 2 të këtij neni thuhet se: “vëzhgimet sekrete autorizohen nga drejtuesi i strukturës vendore të policisë dhe strukturat qendrore të policisë kriminale”.

Kompetencat e policisë sipas paketës së Ramës për KÇK

— Njesia do të hetojë çdo krim të parashikuar në kodin penal, nga vjedhja me armë, tek droga, grupi i strukturuar kriminal, vrasja, fallsifikimet, plagosja, rrëmbimi, prostitucioni, korrupsioni i çdo zyrtari publik. Ajo do të hetojë edhe individët përfitues të buxhetit të shtetit, koncesione, PPP, subvencione, etj.

— Struktura do të ketë të drejtën të kufizojë lirinë e individit brenda një territorti të caktuar. Ky urdhër do të vlerësohet nga prokuroria dhe jo nga gjykata.

— Policia do të ketë të drejtën të urdhërojë marrjen e pashaportës dhe çdo mjeti tjetër të udhëtimit. Ky urdhër i komunikohet prokurorit, i cili e dërgon në gjykatë brenda 48 orëve.

— Struktura dhe BKH kanë të drejtë të nisim hetim pasuror për individet që dyshojnë se niveli i jetesës nuk mbulohet nga të ardhurat. Pjesë e hetimit do të jenë bashkëshorti, fëmijët, bashkëjetuesi mbi 5 vjet, si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë lidhje pasurie.

— Policia do të marrë informacion nga çdo institucion publik ose privat; do të marrë akses në kompanitë telefonike (përgjim), në kompanitë e internetit për zbulimin e përdoruesit të internetit, në regjistra elektronike të subjekte private dhe shtetërore. Të gjitha këto do të bëhen pa miratimin e prokurorit apo gjykatës. Çdo përgjim në vende publike, gjetja e individit përmes pajisjeve të veçanta, kontroll fizik i personave, kontrolli i vendeve publike, ose subjekteve shtetërore, vëzhgime sekrete të personave në vende të ndryshme do të kryhet vetem me miratimin e policisë vendore ose me nismën vetjake të oficerit të policisë, me gradën nënkomisar e lart.

— Policia mund të marrë çdo informacion privat si llogari bankare, gjendje civile, prona, aksione biznesi, çdo gjë e dhënë tjetër nga subjekete private ose shtetërore, pa leje të prokurorit apo gjykatës.

— Policia mund të sekuestrojë provat e mbledhura në varësi të urdhërit të Prokurorit. Provat e mbledhura prej tyre do të përdoren sipas vlerësimit të prokurorit.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...