Pas një heshtjeje të gjatë, reperi T.I flet për herë të parë rreth deklaratës kontroversiale që shokoi njerëzit! I ftuar në programin “Red Table Talk” me Jada Pinkett Smith, T.I u përpoq të sqaronte se ç’donte të thoshte kur tregoi se shoqëron të bijën 18-vjeçare tek gjinekologu për t’u siguruar se “himeni i saj është ende i paprekur”.
Deshi s’deshi, T.I u detyrua të jepte një shpejgim dhe gjejeni çfarë? Tha se po bënte shaka.
“E gjithë kjo bisedë është bërë në formë shakaje. Unë fillova ta zbukuroj dhe ta ekzagjeroj të gjithë atë nga ç’është në të vërtet. Mendoj se njerëzit e morën më seriozisht nga ç’duhet, sepse nëse mendoni pak për reputacionin tim…Kush jam unë si baba, kush kam qenë. Të jem i sinqertë mendoja se njerëzit më njihnin më mirë se kaq.”
Ndër të tjera, reperi shtoi se nuk ka qenë kurrë në një dhomë me Deyjah teksa ajo vizitohej dhe se ajo çfarë u tha nuk ndodh në të tashmen. Ishte diçka që reperi e bënte kur e bija ishte 15 ose 16-vjeç. Pra “testimi i virgjërisë” ka ndodhur dhe sqarimi i tij është po aq shokuese sa deklarata.