Shkon në 21 numri i viktimave nga tërmeti i sotëm që tronditi vendin.
Pak minuta më parë, në Thumanë janë nxjerrë trupat e dy viktimave të rradhës.
Ndërkohë, raportohet se janë edhe 9 persona të tjerë nën rrënoja.
Nga rrënojat e hotel Tropikal në Durrës një 24-vjeçar nga Kosova, ndërsa dyshohet që të jetë nën rrënoja edhe vëllai i tij.
Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se ka dyshime që disa pallate të vjetër janë shembur në Durrës, ndërtesa të vjetra.
Dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në Thumanë, ku deri me tani raportohet per 5 viktima.
Po ashtu banesa dhe pallate të dëmtuara ka edhe në kryeqytet, ndërsa shumë persona kanë mbetur të plagosur, në tentativë për të shpëtuar.
Me afrimin e orëve të mbrëmjes kërkim-shpëtimi vështirësohet akoma më shumë, ndërsa ende shumë njerëz raportohet se janë ende nën rrënoja...