Nuk u shpall gjendja e emergjencës/ Shpërthen gazetari: Qeveri zuzare

Tuesday, 26 November 2019 18:34

Gazetari Klodian Tomorri fajëson qeverinë shqiptare për keqmenaxhimin e situatës pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, që sipas tij është shkaktuar nga mosshpallja e gjendjes së emergjencës.

Përmes një postimi në Facebook, Tomorri shprehet se, mungesa e informacionit zyrtar dhe e qendrave të komandimit të operacioneve erdhën si pasojë e mos shpalljes së emergjencës sipas ligjit që vetë qeveria e miratoi tre muaj më parë.
Reagimi i plotë i gazetarit:

 

Ky eshte ligj qe e ka miratuar kjo qeveri, ky parlament, kjo maxhorance vetem 3 muaj me pare.

1-“Fatkeqësi natyrore” jan? fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet .... që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën etj.

2-“Gjendja e fatkeqësisë natyrore” ?sht? gjendja e vendosur nga Këshilli i Ministrave në përputhje me Kushtetutën, për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore.

3- Për çdo rast të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, sipas këtij ligji, Këshilli i Ministrave krijon Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile.

4-Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile kryen këto detyra:

a) bashkërendon gjithë veprimtarinë e institucioneve dhe të strukturave të mbrojtjes civile;

b) përcakton mënyrat dhe procedurat për përdorimin e burimeve materiale e financiare;

c) vendos shpërndarjen e fondeve për rimëkëmbjen nga fatkeqësitë natyrore;

ç) cakton drejtuesin qendror të operacionit për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore;

d) kryen detyra të tjera që burojnë nga ky ligj dhe detyra të veçanta të caktuara nga Këshilli

i Ministrave për përballimin e fatkeqësisë.

5-Në çdo rast, kur shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, kompensimi mund të bëhet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

6- Masa e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe pasuritë dhe subjektet që kompensohen miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

P.s: Prandaj nuk kishim asnje burim zyrtar te koordinuar informacioni ne sot. Prandaj nuk kishte nje qender komande per te komanduar gjithe operacionet e kerkim shpetimit. Prandaj edhe tani nuk e dime sa ndertesa jane shembur sa njerez jane nen rrenoja.

Zakonisht qeverite apo shtetet qe nuk zbatojne/respektojne ligjet apo vendimet e tyre quhen qeveri apo shtete zuzare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...