Nxirren dy trupa të pajetë nga rrënojat/ Shkon në 29 numri i viktimave (EMRAT)

E mërkurë, 27 November 2019 10:42

Ekipet e kërkim shpëtimit para pak minutash kanë nxjerrë dhe dy trupa të tjerë nga rrënojat në Thumanë. Fatkeqësisht ata janë nxjerrë të pajetë dhe janë identifikuar si çifti Pëllumb dhe Çelike Gregu, ka qenë vëllai i Pëllumbi ai që i ka identifikuar. Kështu ka shkuar në 29 numri i viktimave.

Ata janë prindërit e 25-vjeçarit Saimir Gregu , i cili u shpëtua dje nga gërmadhat por fatkeqësisht ndrroi jetë sot në spital.

Ekipet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende punën për nxjerrjen e trupave të tjerë.

Më herët, kushëriri i Pëllumb dhe Çelike Grekut, Fatmir Muçi, u shpreh se djali i tezes së tij ishte me gruan dhe dy djemtë në banesë kur ra tërmeti (çifti ka dhe një vajzë, e cila nuk ishte në shtëpi). Mes të tjerash ai tregoi se Saimir Greku, ndonëse u nxor i gjallë nga rrënojat, humbi jetën në spital.

“BalkanWeb” zbardh intervistën e plotë.

Si quheni?

Jam Fatmir Muçi, kam jetuar në këtë fshat për shumë vite. Nën rrënoja kam Pëllumb Grekun, djali i tezes. Djali i tij, Saimir Greku vdiq në spital sot. Ne e shpëtuam gjallë e çuam në spital, por aty gjeti vdekjen.

Sa pjesëtar ishin në familje?

Ishin 4 pjesëtarë, por kanë edhe vajzë. Por vetëm 4 kanë qenë brenda.

Aktualisht në rrënoja kush ndodhet prej tyre?

Ndodhet Pëllumbi, bashkë me gruan e tij. Të tjerët dolën. Njëri që doli i gjallë, dhe djali tjetër që vdiq në spital.

Nga informacionet që keni, sa persona jetonin në pallat?

Rreth 15 hyrje, mund të jetonin rreth 10 familje, pasi disa kanë ikur prej këtu.

Njihni ndonjë prej personave të tjerë të zhdukur?

Po njoh dikë që është ende i zhdukur, Bujar Çuka. Ai dhe gruaja e tij apo dhe fëmijët, mund të jenë në rrënojat. Se di nëse i kanë nxjerrë ende apo jo.

Ju ku jetoni? Keni pasur dëme ne banesë?

Tek pallatet aty, (tregon me gisht) Nuk e kam hapur shtëpinë ende. Se kam qen tek djali atë natë. Më ka ardhur më ka marrë vëllai, atje kam qëndruar dy ditë. Gruaja më ka vdekur, një djalë e kam në Greqi, një e kam në Tiranë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...