Qeveria shqiptare ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dy qarqe të vendit që janë prekur më shumë nga tërmeti: në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit.
Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e sotëm se “nuk është koha për asnjë polemikë, por kam parë disa raste mistrecllëku që kanë ndikuar opinionin publik sikur ne qënkeshim për të evituar gjendjen e jashtëzakonshme për të mos marrë përsipër përgjegjësitë tonë.
Dua t’u them të gjithë qytetarëve se e kanë bërë të vetën këtë tezë pafajësisht se çfarë është gjendja e jashtëzakonshme për të na dhënë kohën që të bëjmë gjërat me radhë.
Kështu që ne sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë.”