Një tërmet i fortë që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm ka shkaktuar disa viktima dhe qindra banesa të rrënuara. Në videon e mëposhtme të siguruar nga JOQ, janë pamjet ku duken qartë pasojat që la tërmeti i madh në Shqipëri. Pallate, shtëpi të shkatërruara, njerëz dhe persona në krye të detyrës që kërkojnë mes rrënojave persona.
Pamje të trishtueshme por që realisht janë në Shqipëri, në Durrës dhe Thumanë. Të gjithë luten të mos ketë më jetë të humbura.
Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra dhe 300 të tjerë janë plagosur.