Kosova dhe reagimi fisnik, se jemi e njëjta paketë gjenetike

E mërkurë, 27 November 2019 15:46

Pas termetit të fuqishëm që godoti Shqipërinë, ka pasur një reagim fisnik e madhështor solidariteti nga populli dhe qeveria e Kosovës.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, të thirrur nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është vendosur që të ofrohen 500 mijë euro ndihmë Shqipërisë.

Ministri i Financave në largim, Bedri Hamza, ka propozuar që të ndahen 500 mijë euro, shumë kjo e cila u aprovua në mbledhjen e djeshme.

***

Forca të shumta janë nisur nga Kosova për t’i ardhur në ndihmë forcave të shpëtimit në Shqipëri për situatën e krijuar nga tërmetet. Një kolonë e gjatë me mjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës shihet në rrugë drejt Shqipërisë. Kujtojmë se Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkoi ndihmë për forca xheniere kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ndërkohë pas nisjes së forcave të Kosovës Meta shkruan: “Faleminderit Republikës së Kosovës!”

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë.  Zyra për komunikim me publikun pranë presidencës në një komunikatë për media ka njoftuar se nesër do të jetë ditë zie në Kosovë.

 “Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.

Flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

***

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i shoqëruar nga Zv.Kryeministri në detyrë të Kosovës, Fatmir Limaj ka takuar në Thumanë njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës, të cilat po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti. Njoftimin ai e ka thënë në faqen e tij në facebook

Ja postimi:

Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.

I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve!

FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!

***

Një solidaritet prekës ai i Kosovës ndaj shqiptarëve të prekur nga tërmeti. Përveç ndihmave të shumta që vijojnë të vijnë, dhe numrave të llogarisë për mbledhje fondesh, janë të shumtë shqiptarët e Kosovës që kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për ata që tashmë janë të pastrehë.

Ky ishte tërmeti i dytë më i madh pas atij të vitit 1979 që goditi Shkodrën, dhe një ndër 55 tërmetet më të forta që kanë goditur Shqipërinë që nga periudhat e hershme, kur kanë filluar të regjistrohen tërmetet. Lëkundjet e fuqishme të tërmetit që prekën gjatë natës duke u gdhirë e marta Shqipërinë kanë shkaktuar përveç viktimave dhe dëme materiale në rajonin e Durrësit, ku dhe kishte epiqendrën, por edhe në rajonin e Tiranës.

Këto orë janë të shumta mënyrat e ndihmës që shqiptarët e Kosovës por tregojnë për të prekurit nga tërmeti që tronditi Shqipërinë, po ku bilanci më tragjik ishte në Durrës dhe në zonat përreth.

Ka dhe nga ata që përveç ushqimeve, veshmbathjeve dhe strehimit, ofron dhe seancë falas me psikologë për të gjithë ata që janë ende të tronditur nga ajo që kanë përjetuar.

Sipas mediave në Kosovë janë 420 qytetarë të Shqipërisë kanë mbërritur në Kosovë pas tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri.

Një vullnetar nga Kosova gjatë një transmetimi live për ABC News, u shpreh se 420 persona deri më tani kanë arritur në Kosovë, ndërsa presin të shkojnë edhe 90 të tjerë. Por ka dhe shumë të tjerë që do të udhëtojnë për në Kosovë me automjete private.

Tifozët e ekipit të futbollit të Prishtinës ‘Plisat’ po bëjnë thirrje vazhdimisht që personat të cilët shprehin vullnet të ndihmuar shqiptarët pas tërmetit të sjellin produkte ushqimore. Sipas tyre produktet ushqimore janë më të nevojshmet në kampet ku po qëndrojnë familjet e prekura në Shqipëri.

‘Ju falenderojmë të gjithëve që po i përgjigjeni ftesës sonë për ndihmë kaq bujarisht. Është e mahnitshme sa të fuqishëm janë shqiptarët e bashkuar. Duke e parë gjendjen nga afër, ju bëjmë thirrje që ta fokusoni ndihmën tuaj në produkte ushqimore sepse në këtë moment, ato janë më të nevojshmet në kampet ku po qëndrojnë motrat e vëllezërit tanë’ shkruhet në njoftimin e tyre në profilin në Facebook.

 ***

Sot, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka dërguar ndihmat e para për të prekurit e tërmetit që ndodhi dje në Shqipëri.

Duke i përcjellë me shqetësim shumë të thellë ngjarjet e djeshme, anëtarët e Klubit të Prodhuesve por edhe kompani të tjera janë mobilizuar që të ju dalin në ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë natyrore.

 ‘Ndihmat e para janë produkte të domosdoshme për të prekurit, ku janë dërguar mbi 200 ton produkte ushqimore, por edhe dyshek, batanije dhe produkte të ndryshme të sanitare.

Kompanitë të cilat këtë herë e kanë përkrahur këtë aksion humanitar janë Devolli Group (Blerim Devolli), M&Sillosi dhe Comodita (Shkëlqim Devolli), Rugove (Visar Kelmendi), Fluidi (Fejzulla Mustafa), Frutex (Shaqir Palushi) dhe Flutura (Gojart Kelmendi).

Klubi i Prodhuesve sinqerisht bashkë ndjenë me të gjithë qytetarët shqiptarë dhe i shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, me shpresën që numri i tyre të mos rritet dhe pasojat të jenë sa më të vogla.n Jemi me të gjithë të lënduarit dhe me ata që mbeten pa kulm mbi kokë nga kjo katastrofë e natyrës’, thuhet në njoftimin e Klubit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...