Shteti veçse ndjek pasojat, gjithmonë i vonuar!

E Enjte, 28 November 2019 16:10

Nga Dashnor Visha

Mengjesin e djeshem Shqipëria u gdhi e përgjakur.
Një tërmet i fuqishëm shkaktoi fatëkeqësi në jetë njerëzish, dëme të shumta materiale, panik e pasiguri te njerëzit.
Ajo çka e thelloi më tepër dhimbjen, pasigurinë dhe tragjedinë shqiptare të kësaj ngjarje frymëkëputëse është vaktësia, vobektësia dhe avashësia e pa motivueshme e shtetit.
Përveçse policisë lokale që ndodheshin në vendngjarje, ushtria, forcat operacionale të ndërhyrjes dhe ndimës, vonuam me orë të tëra. Edhe kur u dukën nëpër shembnajat e tragjedisë, shihje ushtarë me kazma e lopata në duar, ndërsa ministrat dhe ministreshat kishin mësyer ekranet nga ku amplifikonin ndërhyrjen inekzistente të qeverisë, që të zezën përpiqeshin ta zbardhëllonin me propagandën bajate rilindiste, edhe pse nën rrënoje shuheshin jetë njerëzish të braktisur, të lënë më mëshirë të fatit dhe dhimbjeve therëse të plagëve dhe frakturave të shumta, kur lufta me kohën ishte dhe mbetej fatale.
Tirana, Durrësi, Kavaja dhe Thumana përjetuan dhe po përjetojnë orë tmerri, tragjedi dhimbjeje të humbjes së të dashurve, fëmijëve dhe prindërve nën rrënoja.
Sigurisht që forca madhore e natyrës nuk mund të komandohet, por mund të zvogëlohen pasojat e saj nëse ndërhyhet me kohë, energji dhe mjetet e specializuara, për më tepër që sinjali ishte dhënë, madje me forcën e tij të papërballueshmë që në tërmetin e dates 21 shtator. Kambanave u kishin rënë shkencëtarë me emër, por dhe President i Shqipërisë.
Por, në vend që, Qeveria të shtrëngonte rripat e të verifikonte gjendjen, të ndërhynte me përforcime muresh, themelesh e kolonash, të listonte shkallën e lartë të rrezikut nëpër godinat e banimit me risk, u hodh në humore e banalitete stigmatizuese për Presidentin e Republikës, duke rivalizuar dhe spektaklin e AlPazarit me Portokallinë të marra sëbashku…
Ngjarja u përsërit shpejt, por Qeveria shplau duart…Ne bëmë gjithçka..!?
Po a është vërtetë kështu?
A ka të drejtë kjo qeveri të derdhë sot lot krokodili kur i la qytetarët e saj nën rastësinë e fenomeneve të natyrës? Jo, përgjegjësia mbetet tek ajo. Lehtësia teatrale me të cilën sfilon nga ekrani në ekran nuk i shmang përgjegjësitë.
Qeveria nuk mund të fshihet më pas sloganit “ne do të bëjmë”. Tashmë është në pushtet prej gjashtë vjetësh. Nuk duhet të premtojë, por duhet të veprojë, të realizojë, të rrisë shërbimin ndaj qytetarëve dhe vendit.
Të kontrollojë territorin, hapësirat jetike të qytetarëve, të shërbejë shërbesë, mirqenie, paga më të larta, infrastrukturë bashkohore, jo PPP e spektakle me mjekër të bardhë e shallvare klounadë. Mjaft më në sherbim të oligarkëve..! Mjaft më me etjen ndjellakeqe e kapjes së çdo lloji pushteti…Tërmeti i fundit mund dhe të ishte administruar.
Mund të kishte më pak jetë njerëzish të humbura, nëse qeveria do t’ia kishte vënë gishtin plagëve të tërmetit të shtatorit, nëse do të ishte më efiçente me mekanizmat e saj që paguhen me lekët e atyre taksapaguesve, të cilët kur shteti u duhej, nuk iu përgjigj…
Partia Demokratike dhe lideri i saj Lulzim Basha dënojnë me forcë rolin e të bërit sehir, rolin e shfajësimit, rolin e shplarjes së duarve me fatëkeqësitë dhe dhimbjet e qytetarëve. Teatraliteti i Kryeministrit, i ministrave dhe ministreshave duhet të marrë fund.
Këtë do ta bëjë urugani popullor i zgjedhjeve të lira e të ndershme, drejtësia e vërtetë që do të çojë para drejtësisë të gjithë ata që kanë futur duart në mënyrë mafioze nëpër xhepat e tij, duke i nëpërkëmbur të ardhmen, duke e detyruar të mërgojë nga sytë këmbët, udhëkryqeve të Evropës.
Partia Demokratike dhe drejtuesit e saj u qëndrojne pranë familjeve që kanë humbur të afërmit, shtëpitë, pronat dhe pasuritë duke i ngushëlluar me zemër e shpirt ato.
Shqipërinë e kemi një, dhimbjen e kemi të përbashkët…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...