Reshjet intensive të shiut, të nisura mbrëmjen e sotme, e kanë rënduar situatën e banorëve të strehuar në çadrat e ngritura në Laç.
Siç shihet në videon e publikuar nga Balkanweb, uji është futur brenda çadrave, ku janë strehuar me dhjetëra familje, ndërkohë që një pjesë tjetër është transferuar për në një hotel në Shëngjin.
Ndërkohë një pjesë e madhe kanë zgjedhur të kalojnë natën në automjete pranë banesave.