Bilanci tragjik i pasojave të tërmetit: 49 të vdekur, mbi 5000 të pastrehë në Tiranë e Durrës

Premte, 29 November 2019 09:00

Këshilli i Ministrave është mbledhur mëngjesin e sotëm nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama në një takim të jashtëzakonshëm për të marrë masat për përballimin e situatës së rëndë të krijuar nga tërmeti në Tiranë, Durrës e Laç.

Rama e nisi fjalën me bilancin e jetëve të humbura: "Bilanci i jetëve të humbura ka arritur në 49, nga të cilët 25 në Durrës, 23 në Thumanë dhe 1 në Laç.

Në qarkun e Durrësit janë 1260 persona të akomoduar, nga të cilët deri tani janë 625 në hotele dhe 360 në palestrat e shkollave; të tjerët në çadra apo tek të afërmit.

Në Thumanë janë rreth 500 persona, të akomoduar në çadra, për ta ka filluar transporti për në hotele në Shëngjin. Deri tani janë transportuar 16 familje me 64 persona, por sot, qoftë çadrat ën Thumanë, qoftë në Laç, do të ngrihen dhe të gjithë banorët do të spostohen në hotele.

Ndërkohë që janë dy kategori natyrisht: ata që janë të përqëndruar në zonat e prekura rëndë urbane dhe të atyre që janë në zonat rurale, që për shëmbull në Bubq, e kanë të lidhur jetën e përditshme me gjënë e gjallë, me blegtorinë dhe kanë arsye për ta refuzuar largimin dhe kërkojnë një çadër në oborrin e shtëpisë, në truallin e tyre.

Për këta dua që Ministria e Mbrojtjes të marrë masa të garantojmë një tjetër kategori dhe cilësi çadrash dhe duhet bërë kjo në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë partnerët për t’u siguruar që dimri të jetë sa më lehtë.

Në Berat janë akomoduar 250 persona, kurse personat që janë pa strehim në qarkun e Tiranës janë 3480. Nga këta janë 1000 të akomoduar në 5 qendra pritëse dhe të tjerët në çadra dhe te të afërmit. Në Elbasan janë strehuar 209 persona.

Një bilanc i përkohshëm i dëmeve:

Në qarkun e Durrësit, kemi 701 banesa të dëmtuara,  12 banesa të shkatërruara totalisht dhe 176 pallate të dëmtuar. Në qarkun e Tiranës: 15 banesa të shkatërruara plotësisht, 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate që janë jashtë funksionit dhe 61 pallate të dëmtuar. Sigurisht që ky bilanc kërkon të plotësohet në mënyrë që askush të mos mbetet jashtë bilancit," theksoi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...