Kosova hap dyert për të prekurit e tërmetit, shumë shqiptarë akomodohen në Prizren

Premte, 29 November 2019 09:51

Parku Inovativ dhe Trajnues kosovaro-gjerman është në proces të sistemimit të personave të zhvendosur nga Shqipëria si pasojë e tërmeteve të fundit të kanë goditur vendin.

Zyra e Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se për koordinator të ekipit ndër – institucional të pranimit, strehimit dhe kujdesit për të zhvendosurit nga Shqipëria në Parkun Inovativ në Prizren, është vendosur të jetë Faruk Dakaj, drejtor për Emergjenca dhe Siguri.

Ai në këtë detyrë është vendosur me dakordimin e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, në koordinim me ambasadorin gjerman në Kosovë,  Christian Heldt, kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Uran Ismaili, drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, drejtorin e Agjencionit për Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra, Ministrinë e Punëve të Brendshme – drejtorin Valon Krasniqi dhe përfaqësuesit e GIZ-it.

Policia e Kosovës ka siguruar Parkun Inovativ  dhe Agjencia e Emergjencave ka dërguar ekipin adekuat, teksa Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Prizrenit janë kujdesur për ekipet mjekësore primare dhe sekondare. Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar ekipet adekuate për menaxhim të zhvendosjen, shoqëria civile dhe qytetarët në koordinim me Komunën e Prizrenit kanë ofruar ushqim dhe materiale të tjera të nevojshme, raporton RTK.

Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe GIZ, janë në përkrahje të vazhdueshme në koordinim dhe në ndihma.

“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Prizrenit, Institucionet qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës, për gatishmërinë, përgjegjësinë, reagimin dhe profesionalizmin e treguar në gjithë këtë situatë tragjike për bashkëkombësit tanë”, ka thënë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj. Ai tha se Kosova, në mënyrë institucionale, Ambasada Gjermane në Kosovë, GIZ-in dhe qytetarët e Kosovës me ndjenjën e solidaritetit do të jenë në dispozicion dhe pranë popullit shqiptar në këto momente të vështira.

Modifikuar më Premte, 29 November 2019 11:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...