Tmerri në Thumanë/ Prokuroria e Krujës nis hetimet për shkaqet e shembjes së godinave

Premte, 29 November 2019 10:22

Prokuroria e Krujës është vënë menjëherë në lëvizje, pas tërmetit me pasoja tragjike, ku, vetëm në Thumanë mbetën të vdekur 23 persona, të cilët gjendeshin në dy ndërtesa të rrëzuara pas lëkundjeve të forta sizmike.

Burime nga Akuza e Krujës bën të ditur për “Boldnews.al” se prokurorët i kanë kërkuar Policisë që të referojë zyrtarisht dhe sa më shpejt të gjithë rastet e vdekjeve.

Gjithashtu, është kërkuar që, për secilin prej personave që fatkeqësisht humbën jetën nën rrënoja, të kryet akti i ekspertimit mjeko-ligjor, me qëllim për të pasur në një kohë sa më të shpejtë shkakun zyrtar të vdekjes.

Në hetim e ngjarjes tragjike, siç deklarojnë burimet e “Boldnews.al” në Prokurorinë e Krujës, do të kryejnë hetime për të konstatuar nëse shembja e godinave në Thumanë kishte ose jo shkaqe të jashtme.

Të dhëna publike referojnë se dy godinat e rrënuara në Thumanë ishin shpallur të pabanueshme pas një tërmeti të ngjashëm, të ndodhur në 21 Shtator të këtij viti. Gjithësesi, zyrtarisht është ende e paqartë nëse ato ndërtesa e kishin marrë statusin e “të papërdorshmeve”.

Ky detaj pritet të zbardhet në vijim të hetimi të nisur nga Prokuroria e Krujës, ku pritet të evidentohen nëse ka ose jo persona përgjegjës për atë që ndodhi në Thumanë.

LEXO EDHE  Fjalët e shenjta të Biblës mbrojtën murin nga tërmeti

Në tërmetin e mëngjesit të 26 Nëntorit u rrëzuan tërësisht pjesa më e madhe e dy godinave në zonën e Thumanës, në Krujë.

Në përfundim të operacioneve të kërkim-shpëtimit, nën rrënojat e dy ndërtesave u gjetën trupat e pajetë të 23 banorëve, të cilët nuk arritën t’i shpëtonin pasojave të tërmetit të fortë.

Ministria e Mbrojtjes bëri zyrtarisht të ditur emrat e personave të gjetur të pajetë nën rrënoja, të cilët janë:

  1. Bukurije Leka
  2. Erisa Cara
  3. Ariela Lala 4 vjeçe
  4. Fatmira Cuka 44 vjeçe
  5. Selvie Lala 77 vjeçe
  6. Saimir Greku
  7. Kristjan Preçi 26 vjeç
  8. Sardi Cuka 18 vjeç
  9. Hajrie Vata 65 vjeçe
  10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
  11. Drita Cakoni
  12. Pëllumb Greku 57 Vjeç
  13. Çelike Grupieku 57 vjeçe
  14. Hajredin Çupi, 66 vjeç
  15. Kastriot Cakoni, 58 vjeç,
  16. Fatmira Cara vjeç 54
  17. Hasan Cara vjeç 16.
  18. Roledi Vata vjeçe 3
  19. Suada Hysa vjeçe 18.
  20. Ankthi Cara vjeç 65
  21. Adelina Kabili vjeç 20
  22. Almir Cara vjeç 26
  23. Diastela Steneci vjeç 20, e fejuara e Almir Cares, nga Korça
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...