Durrësi fantazmë/ Meta e Basha për Al Jazeera: Duhet hetim

Premte, 29 November 2019 11:20

Rrjeti i njohur, Al Jazeera, në një reportazh nga Shqipëria, shkruan se qyteti i Durrësit është braktisur nga banorët pas tërmetit që vrau dhjetëra persona.

“Paslëkundjet e vazhdueshme kanë terrorizuar qytetin me 200 mijë banorë, që është kthyer në një qytet fantazmë”, raporton Al Jazeera.

 “Gjysma e qytetit është evakuuar tashmë. Njerëzit janë terrorizuar. Qindra janë shtruar në spital dhe qindra familje kanë humbur shtëpitë e tyre,” thotë për Al Jazeera, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa viziton Durrësin.

Qeveria po inspekton ndërtesat, por ky proces do të zgjasë për javë të tëra. Al Jazeera thotë se përveç Durrësit, të prekura janë edhe godinat në Tiranë. “Është e qartë se disa nga këto ndërtime ishin totalisht jashtë standardeve të sigurisë,” tha presidenti Ilir Meta për rrjetin Al Jazeera. Ai tha se duhet bërë një hetim.

Shumica e dëmeve në Durrës u bënë aty ku pritej më pak, në Rrugën Pavarësia, e mbushur me hotele të reja dhe luksoze dhe blloqe apartamentesh, raporton rrjeti gjigand.

Disa dukej se nuk kishin themele të përshtatshme. Hoteli Villa Verde u gjunjëzua në plazhin ku ishte ndërtuar, ndërsa u përkul përpara detit.

“Gjysma e ndërtimeve në Shqipëri janë relativisht të reja, 15, 20 apo maksimumi 25-vjeçare. Shumë prej tyre janë kritikuar për cilësinë e dobët të ndërtimeve. Shumë analizë duhet bërë, në nivel shoqëror dhe ligjor,” thotë Lulzim Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...