“Shpëtova familjen por harrova një nga fëmijët brenda”/ 65-vjeçari tregon sekondat e tmerrit

Saturday, 30 November 2019 11:50

Vladimir Haxhiu është një ndër të mbijetuarit në një ndër pallatet në Thumanë, ku fatkeqësisht u nxorën pa jetë dhjetëra banorë, mes tyre familja Gregu me 3 anëtarë dhe Fatmira Çuka me Sardi Cukën, nënë e bir. Tashmë ky pallat është shembur i gjithi dhe kanë mbetur vetëm kujtimet e trishta se si të afërmit e tyre humbën jetën dhe u shuan ëndrat për jetën.

65 vjeçari ka rrëfyer për ‘Report.tv’ se si ia doli të dilte i gjallë nga aty, së bashku me 4 anëtarët e tjerë të familjes, mes tyre dhe dy fëmijë. “Në këto rrënojat që janë bërë këtu, në katin e parë. Kam mbijetuar kot, fati. Kam qenë me gruan, gocën dhe dy fëmijët e saj të vegjël, një në klasë të parë dhe një në klasë të tretë. Kur dola unë, mora kalamajt, gocën dhe nusen, harrova një nga fëmijët brenda se ishte errësirë. U bë tym. Hyrja ishte bllokuar me inerte .Kam hipur sipër jam rrëzuar disa herë, goca ka vrarë këmbën”, ka treguar ai.

Vladimiri, pas shembjes së pallatit po qëndron në çadër, në pritje për t’u shpërngulur. “Vetë i pestë në çadër. Për veshmbathje dhe ushqime nuk vuajmë, mirë jemi. Vuaj për dyshek se po flemë përtokë. Do shpërngulemi, por nuk e di se ku”, ka thënë ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...