Qeveria Rama `lëshoi dorën` për personelin gjatë vitit 2019, me 23,5 miliard më shumë se 2018-ta

Saturday, 30 November 2019 13:38

Ndërkohë që qeveria nuk ka realizuar as gjysmën e  buxhetit për investime publike, situatë tejet ndryshe paraqitet në shpenzimet korrente. Sipas treguesve fiskalë të publikuara nga Ministria e Financave, në periudhën Janar-Tetor 2019,  shpenzimet korrente regjistrohen në vlerën e afro 341.9 miliardë lekëve, apo rreth 23.5 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Konkretisht janë rritur shpenzimet për personelin, duke u regjistruar në 63.7 miliardë lekë, apo rreth 2.9 miliardë lekë më shumë se 10-mujori 2018. Në këtë kategori bën pjesë rritja e shpenzimeve për pagat,  si dhe e kontributit për  për sigurimet shoqërore, ndërsa paraqiten në rënie shpenzimet për arsimin e lartë. Një rritje të lehtë kanë pasur shpenzimet për interesat, ku përfshihen ato të brendshme, të huaja, me 200 milionë lekë.

Ndërkaq, rritje të konsiderueshme krahasimisht me vjet kanë pësuar shpenzimet operative mirëmbajtje, me afro 3.2 miliardë lekë krahasuar me Janar-Tetor 2019. Po ashtu janë rritur shpenzimet për subvencione si dhe për fondet speciale, ku përfshihen sigurime shoqërore, shëndetësore, fondi për kompensim pronarësh, me një total prej 143.1 miliardë lekë apo rritje me afro 8.2 miliardë lekë./Scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...