Banorët e Manzës në kamp në mes të baltës, përplasje me vullnetarët për ndihmat

Saturday, 30 November 2019 16:55

Banorët e lagjes së re (ish-Miniera) në njësinë administrative të Manzës po jetojnë në kushte tejet të vështira.

Kampi i ngritur afër bllokut të pallateve është zhytur në llucë, si pasojë edhe e reshjeve të herë pas hershme përgjatë ditëve të fundit pas tërmetit shkatërrimitar të 26 nëntorit.

Mes atyre që kanë gjetur strehë në këtë kamp ka edhe fëmijë të vegjël dhe të moshuar.

Pasiguria dhe shqetësimi për të ardhmen e tyre lexohet qartë në sytë e tyre, duke u demonstruar edhe me tensione.

E tillë ishte kjo përballje e tyre me vullnetarët që po shpërndajnë ndihma.

Vullnetari: "Duhet të marrin të gjithë çadrat, jo si të babëzitur".

Banori: "Ju i keni nda."

Vullnetari: "Po i ndanim dhe keni hipur të gjithë në kamion. Rrini nëpër çadra tuaja, do të vimë të gjithë".

Banori: "Nuk po të kërkojmë gjë ty."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...