Ankthi nga tërmetet, sizmologu mesazh qytetarëve: Pasgoditjet do të vijojnë, nuk ka vend për panik

Diel, 01 December 2019 10:20

“Pas goditjes me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, do të ketë të tjera lëkundje që do të pasohen. Njerëzit duhet të mësohen me faktin se do të ketë pasgoditje. Nuk ka arsye pse të ketë panik”. Kështu deklaron sizmilogu Rrapo Ormeni. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Ormeni dha mesazhin e qartë për qytetarët, të cilët vijojnë të jenë të ‘mbërthyer’ nga paniku dhe kanë braktisur banesat e tyre.

Po ashtu ai tha se qytetarët e Tiranës nuk janë të rrezikuar, po ashtu edhe ato banesa që nuk kanë pasur asnë dëmtim. Nga pasgoditjet sipas tij rrezikojnë ato ndërsa që janë shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

“Mbrëmë pasi një lëkundje me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, dhe pash shumë njerëz dolën jashtë. Kam theksuar se këto pasgoditje janë normalitet pasi tërmetit me magnitudë 6.3 rihter. Do të vazhdojnë goditjet, duhet të mësohemi më këtë. Janë goditje që nuk kanë efekte në ndërtesa, Por mund të ketë ndikimi në ndërtesa që janë abandonuar dhe janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Aq më tepër Tiranë, që është larg epiqendrës. Ndaj është mirë që ka çlirime të tilla me këto magnituda. Goditjet e sotme kanë qenë me magnitudë normale. Njerëzit duhet të mësohen me këto pasgoditje. Ndaj në këtë rast nuk duhet të jetë panikosja”, tha Ormeni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...