Grabitja e makinës se kompanisë private pranë Kasharit, policia jep detaje

Hënë, 02 December 2019 15:39

Makina e një kompanie security është grabitur paraditen e sotme në zonën e Kasharit në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se makina është grabitur me forcë, ndërsa brenda saj ndodheshin dy punonjës të kompanisë private të sigurimit.

 

Ja njoftimi i policisë:

 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në  afërsi të Qafë Kasharit,  persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë  një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet  dhe krehjen e zon?n ku u gjet mjeti i braktisur  me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t'i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe  zbardhjen e ngjarjes.

Modifikuar më Hënë, 02 December 2019 15:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...