Nga Tritan Shehu
Eshte krim mbi krim qe ne kete situate tejet te veshtire kur gjendjes katastrofale te sistemit shendetesor ju shtuan te tjera veshtiresi nga termeti, tu paguhen per vitin 2020 monopoleve terresisht abuzive, jo rentabel klinikisht, demtuese te terresise funksionale te institucioneve shendetesore, pra PPP-ve, edhe 40 M $ te tjere.
Pasojat e termetit, qe ka demtuar edhe struktura spitalore e shendetesore ne Tirane dhe Durres, se bashku me te tjera detyrime te reja te imponuara ndaj qytetareve prej tij, kerkojne kosto shtese te medha per sistemin tone shendetesor, deri me tani ne varferi afrikane, per tu perballuar.
Te gjitha keto fonde gjigande per realitetin tone, te destinuara per te ashtuquajturat PPP te keq perdorura deri ne ekstrem, duhet te hidhen menjehere ne sherbim te plote te qytetareve, te perballimit te nevojave te tyre nga sistemi shendetesor dhe pse jo edhe per permiresime te tjera reale te ketij sistemi ne kolaps.