Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në ish “Fabrikën e Qelqit” në Kombinat. Banorët kërkojnë një vlerësim të shpejtë pasi situata është e rëndë, ku të paktën 50 familje rrezikojnë t’iu shemben banesat. Banorët shprehin frikë, çdo lëkundje e vogël sjell shkëputje të tullave, apo inerteve që ndodhen sipër banesës së tyre. Një tjetër shqetësim i madh është edhe oxhaku që ndodhet pranë tyre: