“Toyota yaris”/ Apeli i Krimeve të Rënda rikthen në burg biznesmenin Mollaymeri dhe tre të pandehurit e tjerë

Tuesday, 03 December 2019 16:45

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, vendosur të rikthejë në burg, katër personat e ndaluar për çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit.

Ndonëse gjykata e Krimeve të Rënda i liroi ata me masën e ‘arrestit shtëpiak’, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit, është Apeli i kësaj gjykate që ka kërkuar ndryshimin e masës duke caktuar ‘arrest me burg’. Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb’ se vendimi i trupit gjykues është marrë më datë 27 nëntor, dhe është ekzekutuar më pas nga policia.

leke, makine, toyota

Të dyshuar janë Edi Lika dhe djali i tij, Klevi Lika, shoferi Agim Çekaj dhe biznesmeni Alban Mollaymeri.
Kujtojmë që në shtator të këtij viti Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për ngjarjen në fjalë, ku tre prej të pandehurve iu komunikua akuza e “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Por, sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, hetimet për dosjen “Toyota Yaris” ishin të mangëta, ndaj e ktheu sërish këtë dosje në Prokurori./ BW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...