Tërmeti i 26 nëntorit, i cili la pas 51 të vdekur është shoqëruar sërish me pas lëkundje të tjera. Sipas IGJEUM-it, gjatë natës janë regjistruar edhe 10 lëkundje të tjera sizmike, ku më e forta është regjistruar në orën 03:34 minuta.
Lëkundja më e fortë ishte me mangnitudë 3.2, i shkallës Rihter me epiqendër në Gjirin e Lalëzit. Më tej Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thekson faktin se lëkundjet e reja sizmike janë proces normal dhe nuk ka vend për panik.