VOA: Bie jetëgjatësia në Shtetet e Bashkuara

E Enjte, 05 December 2019 17:59

Një studim i ri po vë alarmin lidhur me rënien e jetëgjatësisë në Shtetet e Bashkuara. Mbështetur në raportin e analizimit të të dhënave, jetëgjatësia ishte rritur me gati 10 vjet gjashtë gjashtë dekadave nga afro 70 vjeç në pothuajse 79 vjeç, por ka rënë për tre vjet me radhë, që nga viti 2014. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo foli me bashkëautorin e studimit:

Rënia e përgjithshme në jetëgjatësi i detyrohet rritjes së vdekshmërisë mes grupmoshës 24-65 vjeç, thotë Steven Woolf, bashkëautor i raportit.

“Një nga arsyet kryesore të kësaj prirjeje është rritja e numrit të vdekjeve nga mbidoza”, thotë dr. Steven Woolf i Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit Commonwealth të Virxhinias.

Sipas qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mesatarisht, 130 amerikanë vdiqën çdo ditë nga një mbidozë opioidesh në vitin 2017. Megjithatë kjo nuk është arsyeja e vetme.

“Ka patur një rritje të numrit të vdekjeve nga alkoolizmi, vetëvrasja, nga dhjetra sëmundje të organeve. E kam fjalën për diabetin, sëmundjet e mushkërive, gjithsej llogaritëm 35 shkaqe vdekjeje.”

John Haaga i Institutit Kombëtar të Moshës së Shkuar thotë se kjo është e pashembullt.

“Demografët janë të alarmuar. Është një çështje shumë serioze. Nuk kemi parë një rënie të tillë të jetëgjatësisë që nga vitet e hershme të epidemisë së Sidës dhe më herët në kohën e epidemisë ndërkombëtare të gripit pas Luftës së Parë Botërore”.

Por ai thotë gjithashtu se rënia e jetëgjatësisë është një kombinim procesi prej disa dekadash”.

“Ka vazhduar për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara ka ngecur për dekada pas vendeve të tjera përsa i takon jetëgjatësisë, duke u nisur nga parametrat e qartë të gjendjes shëndetësore”, thotë dr. Haaga.

Është e rëndësishme të trajtohen simptomat, si edhe shkaqet e problemeve shëndetësore, thotë dr. Woolf.

“Përveç hartimit të politikave për varësinë nga droga, alkoolizmin apo vetëvrasjet, duhet të ngremë pyetjen se çfarë faktorësh në kushtet e jetesës në Amerikë, i nxisin njerëzit që të kenë këto probleme? Pse kanë kaq shumë dhimbje saqë u duhet të marrin ilaçe për t’i qetësuar ato? Pse janë aq të dëshpëruar që sjell vetëvrasjet? Pse është kaq vështirë të mbahet nën kontroll diabeti”, thotë ai.

Dr. Haaga bie dakord.

“Ne shpenzojmë rreth dyfshin e mesatares së Evropës në sektorin e shëndetësisë. Është një industri prej 3.5 trilionë dollarësh në Shtetet e Bashkuara. Asnjë vend tjetër as nuk i afrohet. Por jemi mbrapa në kujdesin parandalues dhe ato që duhet të bëjnë njerëzit: aktiviteti fizik, dieta e shëndetshme, masat e hershme për problemet shëndetësore”, thotë ai.

Përfundimet e studimit janë botuar në Revistëne e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...