S'kanë besim? 'Fundjava Ndyshe' nuk i bashkon fondet me qeverinë

Premte, 06 December 2019 09:45

Drejtuesi i fondacionit 'Fundjavë Ndryshe', Arbër Hajdari, i cili është angazhuar në mbledhjen e ndihmave pas tërmetit, ka vendosur së bashku me bordin drejtues të kësaj organizate, që paratë e mbledhura të mos i jepen qeverisë. Hajdari shkruan se fondet e 'Fundjavë Ndryshe' nuk do të unifikohen me Komunitetin e Rindërtimit, dhe se ata do të konsultohen me ekspertë për të nisur rindërtimet. Ky qëndrim pritet të ndiqet dhe nga Elvis Naçi dhe organizatat e tjera joqeveritare.

Ja njoftimi i plotë i Hajdarit:

Sot zhvilluam mbledhjen e Bordit Drejtues të Fundjavë Ndryshe. Së bashku me Florjan Binaj, Flori Karaj, Agim Baci, Saimir Kristo dhe me video call Emina Cunmulaj, Ermal Mamaqi diskutuam disa çështje rreth ecurisë së aktivitetit tonë.

Në lidhje me fondin e tërmetit, të unifikuar vendosëm të mos bashkohen fondet me Komitetin e Rindërtimit, por të koordinohemi.

Pjesë e këtij programi do të jenë dhe ekspertë vlerësues të lincencuar për llogari të Fundjavë Ndryshe!

Faleminderit të gjithë bamirësve për mbështetjen dhe besimin që kanë tek nisma Fundjavë Ndryshe! #fundjavendryshe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...