Hetimet pas tërmetit/ Në Bashkinë e Durrësit zhduken dokumentet e lejeve të ndërtimit

Premte, 06 December 2019 12:45

Prokurorët që po hetojnë cilësinë e ndërtimeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, po hasin në vështirësi.

Burime nga Prokuroria e Durrësit kanë bërë të ditur se në bashki mungojnë dokumentet për lejet e ndërtimit, të dhëna vitet e fundit.

Po ashtu, prokurorëve nuk u janë vënë në dispozicion akt-konstatimet e objekteve që janë dëmtuar më 26 nëntor.

Pas tërmetit të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona dhe u dëmtuan 5514  shtëpi , Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, për të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

Burime nga grupi i hetimit i kanë thënë ‘Abc News’ se prokurorëve nuk u janë vënë në dispozicion akt-konstatimet e dëmeve të bëra nga specialiste dhe inxhinierë të Bashkisë së Durrësit.

Burimet bëjnë të ditur se janë marrë mostra në të gjitha objektet ku janë konstatuar dëme deri më tani dhe janë dërguar në laboratorë për të analizuar cilësinë e betonit dhe elasticitetin e tij. Të njëjtat burime theksojnë se në bashki, nuk janë gjetur lejet e ndërtimit që janë dhënë vitet e fundit.

‘Prokurorët që po kryejnë hetimin, u kanë kërkuar inxhinierëve që po bëjnë akt-konstatimet në terren, që të mbajnë shënime të detajuara në lidhje me të gjitha objektet, ku kanë kryer verifikime, në të kundërt, ata janë paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi penale’, shkruan AbcNews.al.

Grupi hetimor në Durrës ka hasur vështirësi edhe për faktin që shumë firma ndërtimi që kanë ndërtuar disa objekte, tanimë nuk ekzistojnë më.

Po sipas të njëjtit burim, një pjese e objekteve ku ka pasur viktima janë të legalizuara, por mungon dokumentacioni tekniko-ligjor për cilësinë e punimeve.

Në ndihmë të grupit hetimor të Durrësit kanë mbërritur edhe oficerë të policisë gjyqësore nga Tirana.

Deri të enjten, sipas specialistëve, është vendosur që të shemben 70 objekte që kanë pësuar dëmtime në strukturë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...