Urdhëri/ Universiteti i Tiranës rifillon në 10 dhjetor

Premte, 06 December 2019 15:25

Procesi mësimor në Universitetin e Tiranës rifillon në datën 10 dhjetor.

Pas një ndërprerje disa ditore për shkak të situatës së tërmetit, rektorati i Universitetit të Tiranës ka nxjerrë urdhrin për rifillimin e procesit mësimor në të gjitha njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës.

Në urdhrin që mban firmën e rektorit Mynor Koni, thuhet se drejtuesit kryesorë të UT të paraqesin propozimet konkrete për zëvendësimin e ditëve që nuk u zhvillua mësimi për arsye të pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Urdhri i përcillet për zbatim të gjitha njësive kryesore të Universitetit të Tiranës.

 

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments