Tërmeti lë Durrësin pa Gjykatë Apeli, gjyqet do të zhvillohen në Kavajë

Premte, 06 December 2019 17:31

Gjykata e Apelit Durrës do të zhvendoset në Kavajë, për shkak se ndërtesa e këtij institucioni është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ky fakt është bërë i ditur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili thekson se seancat gjyqësore do të mbahen në Kavajë, deri në përfundim të rikonstruksionit të godinës së Gjykatës së Apelit.

Kjo e fundit për kohë ende të papërcaktuar do të ushtrojë veprimtarinë në godinën e Gjykatën e Kavajës.

Login to post comments