Pas 51 viktimash dhe më shumë se 2 mijë të plagosurve nga tërmeti, ekspertët dhe banorët shpjegojnë se si ndërtimet pa leje kanë rritur edhe më shumë dëmet.
Një koreografi eskavatorësh, apartamente të dëmtuara, ndërtesa që po shemben me shpërthim. Nën diellin e vjeshtës, bregdeti i Durrësit duket si një apokalips. Një tërmet me magnitudë 6.4, i cili goditi Shqipërinë më 26 nëntor (51 të vdekur, 2000 të plagosur), goditi zonën turistike më të madh në vend, sot të braktisur nga banorët e traumatizuar.
Përballë me rrënojat e Hotel Miramare, i cili u rrëzua dhe zuri nën rrënoja dy nga punënjësit e tij, pensionisti Kristo Dozi, nuk acarohet aspak.
“Sipas ligjit në Durrës dhe në Tiranë, nuk duhet të ndërtosh më shumë se katër deri në pesë kate”, tha ai, duke treguar me gisht banesën e tij të dëmtuar. “Por pallatit tim i është dhënë leja për 13 kate. Pra faji i kujt është? Autoritetet kanë parë çdo gjë, pse e kanë lejuar ata? Ato janë të gjithë banditë.”
Pak më tej, përgjatë Rrugës së Pavarësisë të mbuluar nga tymi, Eroni e mbyt dëshpërimin e tij me raki. Njësoj si dhjetra mijëra shqiptarë të goditur nga varfëria, ai emigroi në Greqi në fillim të viteve 1990, me rënien e sistemit komunist, derisa disa vite më parë kur u rikthye.
“Të gjithë mundin dhe gjakun e këtyre 30 viteve të fundit e kisha investuar në atë ndërtesën e rrëzuar”, tha ai, duke u ulur pak poshtë dhe treguar me gisht ndërtesën me disa mure të rëna në tokë. “Një apartament dhe një dyqan për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të mi, por tani pronari nuk më përgjigjet.”
E ndodhur disa dhjetra metra nga plazhi, ndërtesa e Eronit, njësoj si mijëra të tjera në Shqipëri, ishte e ndërtuar pa leje.
Plagë dhe konflikte
Ndërtime pa leje dhe mungesa e një plani vendor janë një nga plagët e Shqipërisë post komuniste, shkaku i konflikteve në shumë lagje, ndonjëherë edhe i konfliktev të përgjakshme. Në Durrës, pylli me pisha, i cili ishte si kufi për dhjetra kilomentra plazh, tani është vetëm një kujtim.
“Ka dy lloj investitorësh,” u shpreh analisti Neritan Sejamini, “ata që kursyen nga puna në emigrim dhe shpresuan për zhvillimin e sektorit të turizmit, dhe të tjerët, të korruptuar apo kriminelët të cilët kanë investuar të ardhurat e tyre të paligjshme në bregdet. Ata kanë pasur sukses sepse qeveria asnjëherë nuk e ka forcuar kuadrin ligjor për ndërtimet.”
Gjatë viteve të fundit, bregdeti shqiptar ka vazhduar të betonizohet, i nxitur nga eksodi rural dhe rritja e turistëve.
Në kaosin urban në të cilin ishte kthyer Durrësi vitet e fundit, ishte e modës të talleshe për arkitekturën e ndërtesave, por edhe me ndërtesat të cilat ngrinin çdo vit nga një kat, para syve të të gjithëve.
Lagje të tëra u krijuan në zona të cilat nuk ishin të përshtatshme për ndërtim, si përshembull ish-zona e Kënetës në Durrës ku tetë anëtarë të së njëjtës famije humbjen jetën.
“Gati të gjitha ndërtesat në bregdetin e Durrësit janë ndërtuar pa leje” shton Neritan Sejamini. Dikush merr para për të mbyllur sytë, dikush tjetër për të legalizuar një ndërtesë e cila nuk duhej të legalizohej.
Kur sheh këto ndërtesa, ti nuk sheh vetëm cilësinë e dobët të materialeve dhe zënien e paligjshme të tokës. Pas këtyre ndërtesave, ka një vepër korrupsioni. Korrupsioni që ka kalbur jetën e shqiptarëve në rrugë, në spitale apo në administratë është gjithashtu i materializuar në industrinë e ndërtimit.
Shtatori i kaluar
Të mërkurën pasdite, autoritetet lajmëruan se më shumë se 5 mijë ndërtesa janë dëmtuar rëndë nga tërmeti. Tani qindra shtëpi janë të pabanueshme, disa edhe të reja, duhet të shemben gjatë ditëve të ardhshme. E ndodhur në zemër të një zone me aktivitet sizmik të lartë, Shqipëria preket vazhdimisht nga lëvizjet tektonike. Më 21 shtator, në Durrës, një tërmet me magnitudë 5.6 rikujtoji kërcënimin e tërmeteve mbi rajon, duke shkaktuar 108 persona të plagosur dhe shumë dëme materiale.
I kudondodhur nëpër media që ditën e parë të fatkeqësisë, kryeministri Edi Rama mori pjesë në samite ndërkombëtare për të marrë fonde. Me pak sukses: Komisioni Evropian lajmëroi dhënien e një granti prej 15 milionë eurosh dhe Emmanuel Macron propozoi organizimin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar vendin të përballojë fatkeqësinë.
Por nëse rindërtimi nis shpejt, a do të munden udhëheqësit shqiptarë të ndërtojnë besimin e qytetarëve të tyre? Pas shokut të fatkeqësisë, shumë shqiptarë nuk mund të lejojnë më mangësi e dështime të shtetit të tyre dhe duhet të kërkojnë drejtësi. /liberation, përkthyer dhe botuar nga Exit News/