Detaje të reja dalin në dritë nga pengmarrja e 23-vjeçarit maqedonas Davor Velefski, ngjarje për të cilën pas hekurave shkuan dy persona. Mësohet se 23-vjeçari ka qenë pranë gjykatës kur forcërisht është futur në makine nga Albert Xhoka dhe Sokol Masha. Ai ka thënë para uniformave blu se i kanë vënë pistoletën në kokë dhe i kanë kërkuar 250 mijë euro.
Gjatë kohës që mjeti ka qenë duke u ecur drejt liqenit të Farkës një Patrulle e Shqiponjave ka marrë sinjalizim se në mjet qarkullonin persona të armatosur dhe i kanë bërë shenjë mjetit të ndalonte, por autorët nuk janë bindur. Policia është vënë në ndjekje të mjetit, duke i arrestuar disa km më tej. Një prej autoreve u arrestua në mjet, ndërsa tjetri u arratis në këmbë, por u kap pas disa minutash. Në mjet u gjet edhe 23 vjeçari, i cili i tregoi policisë ngjarjen.