Kosova bojkoton ceremoninë e Nobelit për Peter Handke, thirrje edhe Shqipërisë

Saturday, 07 December 2019 11:37

I cilësuar si një përkrahës i madh i satrapit të Ballkanit, Sllobodan Milosheviçit, shkrimtari Peter Henke do të marrë këtë fundvit edhe formalisht çmimin Nobel për letërsi, në një ceremoni të madhe në Stokholm të Suedisë.

Po shteti i Kosovës ka shpallur se do ta bojkotojë këtë event, në shenjë revolte ndaj qëndrimeve të shkrimtarit Handke. Lajmin e jep ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Nëpërmjet një shënimi në FB ai ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimit Nobel në Stokholm këtë vit. Njëkohësisht ai pret, që edhe Shqipëria të veprojë njësoj:
"Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja jonë, znj. Shkëndije Geci Sherifi, do të bojkotojë këtë event për shkak të fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviçit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme," ka shkruar Pacolli mëngjesin e kësaj të diele.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...