Ekspertët izraelitë inspektojnë Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve: Jemi me popullin shqiptar në këto momente të vështira

Diel, 08 December 2019 16:50

Tërmeti i 26 nëntorit me fuqi 6.2 ballë Righter nuk ka kursyer as selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë.

Në lidhje me dëmtimet që ka pësuar ndërtesa e Kryegjyshatës Botërore, në vendngjarje kanë mbërritur ekspertë izraelitë, që po kryejnë inspektime. Ata thanë se ndërtesa ka dëmtime, por se sërish është e sigurt.

Baba Mondi nga ana e tij ka falënderuar ekspertët izraelitë, duke thënë se falënderon shtetin izraelit për ndihmën. Ndërsa, ekspertët nga  Izraeli thanë se populli shqiptar ka ndihmuar popullin hebre në momente të vështira dhe ndaj e kanë detyrë ndihmesën.

Baba Mondi: Bektashinjtë gjithmonë kanë qenë gjithmonë pranë njerëzve, dhimbjes njerëzore. Mirënjohje ndaj ndihmës të qeverisë izraelite. Ata kanë dhënë një ndihmë të shkëlqyer për të gjithë shqiptarët. Zoti iu bekoftë për të mirat që bëni për njerëzimin. Ndihmuat shqiptarët në moment të vështirë. Ju falënderoj.

Eksperti izraelit: Në emër të shtetit të Izraelit, ne japim ndihmë ndaj të gjitha shteteve që kanë nevojë. Ne nuk harrojmë ndihmën e shqiptarëve për ne izralitët, kur ne kishim nevojë. Gjyshja ime ka qenë e prekur nga gjenocidi dhe holokausti. Ua kam borxh jetën njerëzve që ju që na keni mbrojtur. Ne si fe na bashkon mirësia e Zotit dhe duam të mirën e gjithë njerëzimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...