Nuk bëhet shtëpi me 2 mln lekë/ Banorët ankohen për dëmshpërblimin

Diel, 08 December 2019 19:44

Banorët e dy zonave më të prekura nga termeti, në ish-Kënete dhe Shkozet të Durrësit shprehen kundër fondit prej 2 milionë lekësh të premtuara nga Kryeministri për rindërtimin e shtëpive.

Ndue Filej është rikthyer edhe një herë në gërmadhat e ndertesës së tij. Në një prononcim për Abc News, ai shprehet se dëmshpërblimi prej 2 milionë lekësh nga qeveria nuk mjafton as për të blerë hekurin për shtëpinë.

 

“Kjo shihet vetë, materialet brenda janë me vlerë 10 milionë lekë (të vjetra). Vetëm hekur i ka pasur brenda 20 milionë lekë kjo shtëpi”, shprehet ai.

 

Më tej, Filej shprehet se ka punuar 20 vite në Greqi për të ndërtuar shtëpinë, por termeti ia shembi për 20 sekonda.

 

Në të njëjtën gjendje janë edhe disa shtëpi në lagjen 13 në Shkozet.

Agim Marku me profesion mësues tani më është kthyer edhe në rojtar të banesës, pasi në zonë janë shtuar vjedhjet.

“Këtu kam qendruar, por s’më është ofruar asnjeri për ndihmë. Kemi edhe frikë nga vjedhjet”, shprehet ai. 

Kronika e Abc News:

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...