Tërmeti, rriten çmimet e qirasë së apartamenteve. Agjentët imobiliarë: Çmimet janë rritur me 10-15 %

Hënë, 09 December 2019 13:36

Tregu imobiliar, pas tërmetit të 26 Nëntorit ka pësuar ndryshime dhe Tirana është bërë vendi më I kërkuar për banim. Kërkesat në rritje për qiramarrje të apartamenteve, për shkak të shpalljes së pabanueshme të shumë pallateve në Durrës, ka shkaktuar edhe rritje të çmimeve. Agjentët imobiliarë thonë se çmimet e qirave në kryeqytet kanë pësuar 2 javët e fundit një rritje prej 10 deri në 15%.

Qytetarët që janë në kërkim të apartamenteve ne qira, vijnë kryesisht nga zonat e prekura nga tërmeti, Tirana dhe Durrësi, por edhe studentë konviktet e të cilëve janë dëmtuar.

Agjentët imobiliarë thonë se pavarësisht rritjes së çmimeve nga qiradhënësit, ata po përpiqen të luajnë rolin e katalizatorit, me qëllim ruajtjen në nivele të pranueshme të çmimeve të qirave, për të mos prekur shumë buxhetin e qytetarëve, të cilët janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të fatkeqësisë natyrore të 26 Nëntorit.

 
 
Modifikuar më Hënë, 09 December 2019 13:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...