Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshjet e para në juglindje të vendit. Mësohet se fshati turistik i Dardhës është mbuluar nga bora.
Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet mahnitëse nga Korça, ku dëbora i ka shtuar hijeshinë këtij qarku.
Si një nga pikat më të vizitueshme në Shqipëri në sezonin e Dimrit, Dardha pritet që edhe këtë sezon të mirëpresë qindra turistë.