Çështja “Babalej”/ Avokati Braho: Prokuroria më keq se në komunizëm, pafajësia përfundimi i vetëm

Tuesday, 10 December 2019 16:57

Avokati Ledoi Braho e ka quajtur të paprecedentë “në historinë e gjyqësorit” pretencën e prokurorisë, që kërkoi 9 vite burg për 4 të pandehur e çështjes “Geron Xhafaj” për akuzën e kallëzimit të rremë.

Braho tha se prokuroria ka vepruar politikisht, duke mos hetuar akuzën për trafik droge ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por ka hetuar vetëm për kallëzim të rremë.

“Kemi të bëjmë me dy palë, Geron xhafaj po vuan dënimin për trafik lëndësh narkotike me 4 vite e 7 muajsh, pra njëra palë ka trafikuar drogë ndërkombëtarësh, ndërkohë pala tjetër supozohet se ka kryer kallëzim të rremë. Prokuroria ka qenë thellësisht politike, është hetuar vetëm për kallëzim të rremë, dhe është bazuar në deklarimet e Fredi Alizotit, aktorit të shpikur nga kryeministri”, tha avokati në sudion e “FaxNews“.

Braho u shpreh se edhe në komunizëm, dënimet jepeshin me të paktën dy dëshmitarë, ndërkohë që theksoi se në këtë rast, prokuroria është bazuar vetëm në dëshminë e Fredi Alizotit.

Braho tha se edhe gjyqtari i çështjes, Artan Gjermeni ka vepruar politikisht. Ai deklaroi se të gjitha kërkesat e mbrojtjes nuk janë pranuar të gjykohen nën presion politik. “Gjykatësi Artan Gjermeni ka bërë shkelje procedurale, kemi bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, që ende s’është funksionale”, shtoi ai.

Provat, tha avokati, të çojnë në një përfundim, pafajësia e ish-deputetit Ervin Salianjai dhe gazetarit Jetmir Olldashi. Sipas tij, çdo vendin tjetër është politik.

Avokati paralajmëroi apelim të çështjes në shkallët e tjera të gjyqësorit, deri në Gjykatën e Strasburgut.

Braho informoi se javën e ardhshme do të zhvillohet seanca ku do të zhvillohet mbrojta, ndërsa vendimi nga gjykata pritet në fund të këtij muaji.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...