Censura ndaj medias/ Koçiu: Projektligjet intimidojnë gazetarët, nuk do i pranojmë

E mërkurë, 11 December 2019 21:23

Dy projektligjet e qeverisë për mediat online kanë shkaktuar polemika të shumta ditët e fundit. E ftuar në Abc News për të folur mbi këtë temë, gazetarja dhe Përfaqësuesja e Shoqatës së Gazetarëve profesionistë, Mimoza Koçiu, është shprehur se, nuk ka asnjë model të ngjashëm në botë ku trupa që de fakto nuk perceptohen të pavarura nga qeveria, të kontrollojnë median dhe se këtë, organizatat e gazetarëve në vend, por edhe ata ndërkombëtarë, e shohin si tentativë për censure e intimidim.

Përmbajtja e lajmit “fake news” ose lajmi i rremë, në mediat online, është bërë shqetësim publik sipas qeverisë, por për këtë nuk ka asnjë lloj studimi statistikor, por vetëm deklarata publike nga aktorë në konflikt interesi, siç është qeveria, tha Koçiu.

Koçiu sqaroi se kryeministri nuk është se e ka këtë shqetësim vetëm me mediat online, por edhe me ekranet televizive pasi gjatë kohës së tërmetit, kryeministri Rama thoshte se do fikte ekranet, që do të thotë se shqetësimi i tij nuk ishte vetëm për mediat online.

Këto dy projektligje propozojnë 2 struktura që do të kontrollojnë mediat. Sipas këtyre projektligjeve AMA do të ketë një këshill i cili do të vlerësojë se nëse përmbajtja e lajmit është i vërtetë ose jo.

Këtu përfshihen jo vetëm lajmet e publikuara në mediat online, por edhe ato të ekraneve televizive.

“Pse duhet ngritur një strukturë nga dy trupa, që me ligj janë të pavarura, por që askush nuk e beson pavarësinë e tyre, pasi anëtarët e bordit të AMA-s psh por edhe kreu i AKEP, përzgjidhen politikisht. Kodi penal dhe ai civil kanë të parashikuar në përmbajtjen e tyre dënimet për shpifjen, si nga qytetarët e zakonshëm, ashtu edhe për mediat, madje Kodi Penal e ka të cilësuar edhe vepren penale të shpifjeve dixhitale. AMA është autoriteti që kontrollon respektimin ligjor të etikës apo privatësisë e madje vendos edhe gjoba e ka vënë të tilla. Por në këtë rast, AMA-s i jepet fuqia e një “quazi” gjykate, për të kontrolluar përmbajtjen e lajmit, e të gjykojë vërtetësinë e tij e më pas të vendosë edhe gjoba. Frika jonë në këtë situatë qëndron në faktin, se ekziston një legjislacion që dënon shpifjen, si vepër civile apo penale, pra përse duhen këto ndryshime ligjore të propozuara nga qeveria dhe për më tepër të pakonsultuara nga askush.
Ne këtë e shohim si tentativë për censure, pasi do të intimidojë gazetarët, duke i çuar së pari drejt vetëcensurës. Bashkimi Europian ka qenë më pranë qëndrimit të Organizatave të medias, pasi ambasadori Soreca e ka bërë të qartë në muajin Shtator se BE inkurajon vetërregullimin e mediave, atë c’ka kërkojmë të gjithë ne. Edhe organizatat tona partnere ndërkombëtare të gazetarëve janë shprehur se media duhet të vetrregullohet përmes Kodit të Etikës. Pra dua të them që këtë vetërregullim të medias, nuk na e imponon dot qeveria, por e bëjmë ne si pushtet më vete. Edhe përfaqësuesi për lirinë e medias në OSBE, z.Harlem Desir kundërshtonte fort faktin që AMA merrte rolin enjë “quasi” gjykate, bazuar në një analizë juridike e bërë nga ekspertë të saj në Vjenë. Sot në komisionin e medias, ne e bëmë të qartë se nuk i pranojmë këto 2 projektligje, pasi i quajmë ndërhyrje në punën tonë. Media është “Whatch dog”, ruan qeverinë, nuk është qeveria ajo që kontrollon median. Fakti që këto 2 projektiligje janë ndryshuar 3 herë, do të thotë që presioni i ndërkombëtarëve ka funksionuar. Edhe tani OSBE ka kërkuar që të ketë ndryshime të tjera, pasi nuk përmbushin kushtet për të garantuar lirinë e medias”, është shprehur Mimoza Koçiu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...