Ndërtuesit gjermanë: Duam mijëra punëtorë nga vende si Shqipëria

E Enjte, 12 December 2019 14:07

Sektori i ndërtimit në Gjermani po kalon vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së krahut të punës. 700 mijë apartamente janë porositur, por akoma nuk ka nisur ndërtimi për shkak se ka probleme me mungesën e punëtorëve.

Numri i banesave të reja është trefishuar që nga viti 2008, por numri i të punësuarve është rritur vetëm me 25 përqind gjatë kësaj periudhe. Situata do bëhet edhe më e vështirë, për shkak se në fund të vitit që vjen do të skadojë edhe programi që u lejonte punëtorëve nga Ballkani Perëndimor që të aplikonin për vizë pune në Gjermani, me kusht që të kishin një kontratë pune.

Në total janë 50 mijë punëtorë nga vende si Shqipëria, të punësuar në industrinë e ndërtimit. Por Shoqata Gjermane e Ndërtuesve thotë se ky program jo vetëm duhet të shtyhet, por edhe duhet të rishikohet. Drejtuesi i shoqatës, Felix Pakleppa tha se edhe ligji i ri për emigrimin e forcës punëtore nuk do e zgjidhë situatën. Kjo sepse në këtë ligj parashikohet emigracioni i krahut të kualifikuar të punës. Rregullorja e re parashikon se punëtorët e huaj duhet të kenë një arsim që korrespondon me nivelin e atij gjerman- ose të bëjnë një praktikë në Gjermani.

Por në rastin e sektorit të ndërtimit, kërkohen persona me aftësi të ulëta ose pa ndonjë kualifikim. Ndërtuesit shohin edhe një tjetër problem, me kohën e gjatë të përpunimit të aplikimeve nga ambasadat gjermane. Këto ambasada mbingarkohen me aplikime për punë dhe ndonjëherë, koha e pritjes shkon deri në një vit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...