‘Lagjet e tërmetit’ mund të kthehen në getot e reja...

Premte, 13 December 2019 09:40

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, qeveria ka premtuar ndërtimin e lagjeve të reja. Për kryeministrin Edi Rama, do të ngrihen qyteza të reja moderne.

Vetë Rama dhe më pas edhe Erion Veliaj e kanë mohuar perspektivën që ato lagje të kthehen në geto.

Edhe shtete të tjera e kanë provuar pa sukses sfidën e krijimit nga shteti të qytezave të reja. Ato janë kthyer në geto të reja, në vende ku gjenerohet varfëri e në shumë raste edhe krim.

Sipas gazetës Liberale, në ndërtimin e lagjeve të reja, që pritet të strehojnë mijëra njerëz të mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit, nuk bëhet fjalë vetëm për cilësi ndërtimi, qëndrueshmëri sizmike dhe infrastrukturë, por në ndërtimin e komunitetit, ndërtimin e një kohezioni social, ku solidariteti mes anëtarëve të shoqërisë të mos jetë vetëm për tërmetin dhe do të jenë lagje, që nuk do të mirëpresin një apo disa të huaj, por ku të gjithë do ta ndiejnë veten të huaj e në një mjedis krejt të ri. Me të cilin do të duhet të përshtaten e mbi të gjitha të mos etiketohen si “lagjet e tërmetit” në të ardhmen për të kujtuar sesi u krijuan ato.

Kryeministri Rama flet për larmi sociale dhe oaze të reja infrastrukturore dhe arkitekturore, por megjithë vizionin e tij për këtë shtet social, është vetë tregu që i ka diferencuar shtresat dhe zonat e banimit të të pasurve apo të varfërve.

Lagjet e reja do të jenë në periferi, ku shumë herë arkitektë e urbanistë por edhe vetë politikanë në platforma elektorale kanë folur për Tiranën policentrike, por megjithë shijen dhe infrastrukturën që premtohet e për të cilat qeveria e ka shprehur hapur se nuk ka para për të përballuar faturën, nuk do të jenë me siguri si periferitë e të pasurve, ku siguria sizmike është ndër gjërat bazike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...