Pasi anulloi tenderin e Tahirit, Ministri Xhafaj nis tenderin e ri për uniformat

Tuesday, 17 Prill 2018 21:45

as ndryshimeve të pushtetit, çdo ministër apo drejtor policie, bën tenderë të rinj dhe gjatë këtyre viteve, policia jonë ka ndryshuar herë pas here “fytyrë”. Madje, secili ministër apo drejtor policie ka kallëzuar penalisht paraardhësit e tyre. Pak muaj më parë, ministri aktual i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, anuloi supertenderin e Saimir Tahirit për uniformat me vlerë 10 milionë euro.

2-6.jpg

 

Ndërkohë, së fundmi, vetë Xhafaj ka urdhëruar bërjen e një tenderi për uniformat e policisë. Dokumentet e dorëzuara në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjta me ato të dorëzuara gjatë kohës së Saimir Tahirit.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, të hapur para pak ditësh, me objekt “blerje konfeksione (veshje) për uniformën verore për Policinë e Shtetit”. Fondi limit është 190.253.400 lekë të reja pa TVSH. Nëse do llogaritet edhe TVSH-ja, shuma shkon në rreth 2 milionë euro. Mësohet se afati kohor për ekzekutimin është 45 ditë nga lidhja e kontratës dhe hapja e ofertave do të bëhet më datë 7 maj. Policia kërkon 9.089 pantallona vere për meshkuj, 549 pantallona vere femra, 549 funde, 1.002 pantallona vere, 16.884 këmishë bojë qielli etj.1-6.jpg

 

Një vit më parë, ministri Tahiri, i shoqëruar nga kryeministri Rama, dolën krah për krah njëri tjetrit, duke prezantuar uniformat e reja. Pas atij takimi, ministria hapi një tenderi me fond limit 1 292 618 666 (10 milionë euro). Ky tender kishte burim financimi nga buxheti i shtetit dhe objekti i kontratës “uniforma për policinë e shtetit, elementët që e plotësojnë dhe këpucë”.

Megjithatë, shumë shpejt këtyre uniformave ”u doli boja” dhe punonjësit e policisë dolën para qytetarëve si ”leckamanë”. Me të drejtë, ministri i atëhershëm Tahiri inicioi një procedim penal për bërësit e uniformave. Por, shumë zhurmë për asgjë, pasi kjo çështje u pushua dhe vetë ish-ministri i Brendshëm nuk ankimoi vendimet e drejtësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...