Asgjësohet sasia prej 2130 kg mish pule me salmonelë e importuar nga Polonia

Premte, 13 December 2019 18:11

Sasia pej 2130 kg mish pule e importuar nga Polonia për tregun shqiptar u asgjësua pasi u zbulua se ishte e infektuar me salmonelë.

Kreu i AKU në Vlorë, Syrja Binaj, thotë ishin analizat që bëhen në Tiranë që zbuluan se produkti ishte i rrezikshëm.

Syrja Binaj: “Ky produkt nuk është shpërndarë asnjë kilogramë, e gjithë sasia që ka hyrë në Shqipëri dhe ka rezultuar me këtë analizë është asgjësuar e gjitha.”

Përgjegjësi i sigurisë ushqimore në qytetin bregdetar thotë se fatmirësisht asnjë kilogram produkt i rrezikshëm nuk ka dalë në treg.

Ndërkohë që kontrollet janë shtuar me afrimin e festive.

Syrja Binaj: "Sistemi i kontrollit zyrtar nëpërmjet analizave laboratorike është një sistem që ushtrohet në të gjitha pikat e hyrjes, inspektimit kufitar. Sikurse ushtrohet në të gjitha subjektet prodhuese që kemi brenda vendit të cilat u nënshtrohen kontrollit zyrtar, sidomos për salmonelë dhe infeksione të tjera që mund të mbartin këto produkte dhe shkaktojnë dëme të njerëzit.”

Siguria e produkteve ushqimore mbetet një shqetësim për konsumatorët shqiptarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...