Hetimet e Prokurorisë/ “Rilindasit” e arrestuar në Durrës

Saturday, 14 December 2019 16:23

Policia dhe Prokuroria e Durrësit prezantuan, në një konferencë të posaçme për median, listën e personave të arrestuar, në vijim të hetimeve mbi shkatërrimin e disa ndërtesave pas tërmetit të 26 Nëntorit në qytetin bregdetar.

Në deklaratën zyrtare, institucionet informuar publikuan se, deri mesditën e së Shtunës, ishin zbatuar 9 nga 17 urdhër-ndalimet e lëshuar nga Prokuroria e qytetit bregdetar mbrëmjen e së Premtes.

Në listën emërore janë ish-zyrtarë lokalë dhe disa përfaqësues të subjekteve private ndërtuese. Bie në sy se lista ka edhe disa emra, të cilët kanë lidhje të forta me Partinë Socialiste në pushtet.

Një prej tyre është Arben Isaku, ish-drejtor i ALUZNI-t, në Durrës, një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste në qytet. Ai ka mbajtur prej shumë kohësh postin e Sekretarit Organizativ të Degës së Partisë Socialiste në qytet.

Isaku u arrestua edhe në Gusht të vitit 2019, në një hetim të zhvilluar nga Prokuroria e Durrësit, për dhënien e lejeve të legalizimit. Isaku iu shmang drejtësisë për disa ditë. Më pas, ai u vetëdorëzua dhe gjykata vendosi që ta hetonte atë në gjendje të lirë.
Tashmë, ai përfundon sërish në pranga, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për shkak të legalizimit të disa objekteve të rrëzuara gjatë tërmetit të 26 Nëntorit.

Një tjetër person me lidhje të forta politike është Ahmet Doda, drejtor i Kavalishencës së Ministrisë së Brendshme në Durrës, ku mbeti i vdekur zyrtari i lartë policor Bajram Hajdarmetaj.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endri Braimllari, deklaroi i pari se Doda është djali i dalës së Taulant Ballës, numrit dy të Partisë Socialiste.

“Boldnews.al” verifikoi në mënyrë të pavarur këto të dhëna dhe rezultoi e vërtetë që i ndaluari Ahmet Doda, i lindur në Lunik të Librazhdit, është kushëri i parë i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...