11 kontrata pa prokurim, 600 mln lekë për rindërtimin e banesave në 5 bashki

Hënë, 16 December 2019 17:10

Rreth 559 milionë lekë është fondi I parë që është dhënë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. 11 kontratat janë firmosur me kompanitë pas negociatave dhe pa prokurim paraprak. Prej tyre 8 marrëveshje janë të ministrisë së mbrojtjes

11 kontrata janë firmosur me negocim pa shpallje paraprake, ku në fokus  do të jenë rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti si dhe e institucioneve të dëmtuara. Në total shuma e marrëveshjeve shkon në 558.919.530 lekë.

Në buletinin e prokurimeve publike bëhet e ditur se universiteti i Tiranës ka akorduar 3.462 mijë lekë për riparime në godinën e universitetit. Ndërsa për godinën e Fakultetit Gjeologji Miniera janë dhënë 4.955 mijë lekë. Marrëveshje këto të shpallura me kompanitë që do të kryejnë punimet.

Ministria e Mbrojtjes me negocim ka dhënë tre kontrata për mbikëqyrjen e punimeve në banesat në Durrës, Shijak, Kavajë e Rrogozhinë. Vlera totale shkon në 4.574.258.

Sa i përket ndërhyrjeve me punime po ashtu janë 4 kontrata.  Rreth 120 milionë lekë janë dhënë për ndërhyrjen në Durrës, ku fituesi tashmë është shpallur. 157 milionë lekë do të marrë kompania që ka nënshkruar për banesat në Durrës e Shijak , 157,510 mijë  është një tjetër kontratë që përfshin banesat vetëm në Shijak dhe 111 milionë lekë për ndërhyrjen në Rrogozhinë.

Sipas të dhënave zyrtare Kontratat fillestare janë lidhur në përfundim të zhvillimit të një procedure me mjete elektronike.

UNIVERSITETI I TIRANËS

3,462,700 Lekë

FGJM

4,955,372 Lekë

Fondi total

558.919.530

Rindërtimi total

546788343 Lekë

DURRËS

120,470,276

Durrës dhe Krujë

157,553,520 Lekë

KAVAJË –RROGOZHINË- KAMËZ

111,253,740  lekë

DURRES – SHIJAK

157,553,520 lekë

Mbikëqyrja MM

4574258 lekë

MBRETËRESHA GERALDINE”

6.647.929  lekë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...