Boçi: Ndryshimet në ligjin e medias u përgatitën nga 2013, janë kundërshtuar nga OSBE

Hënë, 16 December 2019 17:39

Ndryshimet në ligjin për mediat nuk janë një rrufe në qiell të pastër, por janë përgatitur që nga viti 2013.

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora deklaroi se këto ndryshime vazhdimisht janë kundërshtuar nga përfaqësitë e KE dhe OSBE.

Sipas tij, reagimet e opozitës kanë qenë të forta, por kjo nuk e ka penguar mazhorancën për të vazhduar me ndryshimet e saj, që cënojnë lirinë e medias.  

Luçiano Boçi: Të gjitha ndryshimet që janë bërë në ligjin për median audiovizive kanë pasur kundërshtim të përfaqësuesve të KE dhe OSBE. Unë vij nga ai komision dhe që nga 2013 të gjitha ndryshimet janë kundërshtuar. Ka pasur edhe reagime në letër këmbime nga ish-kryetari i komisionit Pollo apo ish-kryetarja zonja Vokshi. Reagimet kanë qenë shumë të forta, por mazhoranca ka marshuar në ndryshimet e saj. Sjell në konsideratë jo vetëm ndryshimet për zgjedhjen e kreut të AMA-s, por edhe ndryshimet që sollën zgjedhjen e drejtorit të RTSH dhe ndryshime të tjera që kishin të bënin me pronësinë dhe sollën si pasojë shpërndarjen monopoliste të rrjeteve frekuencore.  Në të gjitha rastet, edhe në ndryshimet e pronësisë dhe në rastin e zgjedhjet të kryetarit të AMA dhe në raste të tjera ka pasur një kundërshti të plotë të institucioneve ndërkombëtare që nuk janë dëgjuar nga mazhoranca. Ajo ka vazhduar me vendosmërinë e saj arbitrare për të realizuar qëllimin e saj politik. Sot këto ndryshime ligjore nuk janë rrufe ne qiell të pastër. U përgatitën nga 2013 dhe patën si aleatë oportunizmin pak të komunitetit gazetaresk të këtyre viteve që sot është zgjuar dhe ja ku jemi sot në një situatë ku është shpallur luftë ndaj gazetarisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...